Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë, mes tyre dy raste kur u sulmuan burrat
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten, në tërë vendin janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.
Rasti i parë është raportuar në Istog, rreth orës 01:30. Pas një mosmarrëveshjeje, një person ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më pas në Prishtinë, rreth orës 02:00, një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prizren, një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me të cilën nuk kanë kurorëzim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Pas një ore, në Policinë e Lipjanit një person ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Në Prizren, poashtu, janë raportuar edhe dy raste tjera të dhunës në familje.
Rreth orës 11:37 është raportuar se e një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, kurse palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Kurse më pas rreth orës 13:00, një grua raportoi se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Një tjetër rast i dhunës psikike ndaj një gruaje është raportuar në Istog të enjten, rreth orës 15:00.
I dyshuari, bashkëshorti i saj, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë, rreth orës 17:40, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Të enjten, Policia e Kosovës arrestoi një person në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se më datë 25.08.2021, rreth orës 23:00, ka ushtruar dhunë në familje.
Me vendim të prokurori i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?