Kaloni te përmbajtja kryesore

Testi i raketave të Koresë së Veriut për shkak të paranojave të Kim Jong-ut

Haley tha se SHBA do të vazhdojnë të “shtrëngojnë vidat” në Korenë e Veriut

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka akuzuar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un se është në një “gjendje paranoje”, pas një testimi tjetër të raketave balistike.

Testi ishte një mesazh për Korenë e Jugut, disa ditë pasi presidenti i ri mori detyrën, tha ajo për ABC News.

SHBA do të vazhdojnë të “shtrëngojnë vidat” në Korenë e Veriut, tha Haley.

Zyrtarët japonezë thonë se raketa, e cila u nis nga pjesa veriperëndimore e Kusong, arriti në lartësi prej 2,000 km.

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, i cili po kërkon një angazhim më të thellë rreth asaj të Veriut, tha se testi ishte një “provokim i pamatur”.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump , ka bërë thirrje për “sanksione më të forta” kundër Koresë së Veriut, ndërsa Kina është duke kërkuar  kufizime lidhur me këtë çështje

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button