Kaloni te përmbajtja kryesore

​Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Lëkundja e fortë sizmike është regjistruar në orën 16:28 dhe është ndjerë e menjëhershme në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 4 kilometra në juglindje të Elbasanit (rreth 37 km në juglindje të Tiranës), në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E.

Lëkundja ka pasur një thellësi vatrore prej 10 kilometrash. Nga raportimet e para të autoriteteve dhe emergjencave civile nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button