Kaloni te përmbajtja kryesore

​Tentoi t’u japë ryshfet policëve, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë pasi që i njëjti kishte tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më datë 18.10.2023 rreth orës 09:45, derisa patrulla policore kanë qenë në pikë kontrolli për t’i shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik, e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B. (1961).

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me qëllim që t’i shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar t’u japë një shumë të parave zyrtarëve policorë.

Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit” është ndaluar për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button