Kaloni te përmbajtja kryesore

Tentoi t’u jap ryshfet policëve, arrestohet serbi në Vërmicë

Është arrestuar një serb në Vërmicë, i cili dyshohet se gjatë kalimit në kufirin e Kosovë, ka tentuar të jap ryshfet ndaj zyrtarëve policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button