Tentimi për sulm ndaj Granit Plavës, Shërbimi Korrektues jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se tentimi për sulm ndaj të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, Granit Plava, ka ndodhur gjatë kohës së shëtitjes.
Në një njoftim të bërë në Facebook, SHKK ka njoftuar se personat e dyshuar për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj, janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë.
“Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje. Po ashtu, njoftojmë se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë”.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin dhe do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?