Kaloni te përmbajtja kryesore

Tentim vrasje në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00.
Njësitë relevante policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button