Kaloni te përmbajtja kryesore

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, IKSHPK rekomandon qytetarët të pinë ujë rregullisht dhe të shmangin pijet me sheqer dhe alkool. Po ashtu, këshillohet që të kufizohen daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga 11:00 deri në 17:00, si dhe të qëndrohet në ambiente me hije ose të freskëta.

Gjithashtu kërkohet që të mos lihen fëmijët brenda makinave, as për pak minuta brenda automjeteve, pasi temperatura në makinë rritet shumë shpejt dhe mund të paraqesë rrezik serioz për jetën.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button