Kaloni te përmbajtja kryesore

Temperatura deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Ditën e enjte, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperatura më e lartë do të shënojë 39°C në Berat, ndërsa më e ulët në orët e mëngjesit, do të jetë 17°C në Bajram Curr, Korçë dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 6-8 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë 1 – 2 ballë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button