Temperatura deri në 28 gradë Celsius, fundjava me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të jetë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas njoftimit, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranesira te pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesiaht nga verigperendimi me shpejtësi 1-4m/s”. Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s. Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?