Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut njofton për ndarjen nga jeta para kohe, në moshën 56 vjeçare, të aktivistes Lisa Milicaj Bajraktari.
Homazhet për të ndjerën mbahen sot ditë e premte, me 31 korrik, në shtëpinë mortore Plezent Manor në Tornvud nga ora 3:00 deri në ora 9:00 pas dite.

Shërbimet kishtare të shtunën, me 1 gusht, në ora 9:00 para dite në Kishën Shqiptare Zoja e Shkodres në Hartsdellë ndersa ceremonia e varrimit në ora 12:30 pas dite, në varrezat e familjës Bajraktari në Washington Memorial Park në Mont Sinai, në Long Ajlënd të Nju Jorkut.
Lisa la gjurmë në komunitetin shqiptaro amerikan. Ishte aktiviste shumévjeçare në komunitet, shqiptarja e parë e zgjedhur në pushtetin e Nju Jorkut – këshilltare në qytetin Pleasant Valley dhe afariste e sukseshme.

Ishte bashkëshortja dhe bashkëpuntore veprimtarit dhe biznesmenit të shquar Harry Bajraktari.
RTV21 ju shpeh ngushëllime familjës Milicaj dhe Bajraktari

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button