Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna me armë në një lokal në Leposaviq, përfshihet edhe një polic

Një incident i armatosur ka ndodhur dje pasdite në një lokal në Leposaviq.
Pronari ka raportuar në polici se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij.
Në lokal ndodhej një zyrtar policor i cili iu është përgjigjur me armë zyrtare.
Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.
Nuk raportohet për të lënduar.
Sipas raportit 24-orësh të Poliicsë së Kosovës, rasti po hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button