Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna me armë në kryeqytet

Disa të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button