Kaloni te përmbajtja kryesore

​Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan

Të shtëna me armë janë dëgjuar nga njësiti policer më një pikë kontrolli në Zveçan të enjten rreth orës 22:06.
Policia në raportin 24 orësh njofton se zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur nëntë
gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar.
„Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.“, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button