Kaloni te përmbajtja kryesore

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, përditësoi të dhënat për pikat kufitare në vend.

Pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin më shumë se dy orë. Mbi 2 orë pritje ka tek Dheu i Bardhë, dy orë ka po ashtu tek pika kufitare në Muçibabë, në Merdarë 80 minuta, ndërsa në pikat tjera nuk janë më shumë se 25 minuta.

Në njoftim bëhet e ditur edhe për pritjet për të dalë nga vendi. Ato nuk zgjasin më shumë se 30 minuta si te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Han të Elezit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button