”Tani nuk besoj në Zot, por në forcat ukrainase”
Ndërsa forcat ruse vazhdojnë drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit, Hanna e cila jeton në lagjen Solomianskyi afër aeroportit dhe disa bazave ushtarake, ka thënë se shpreson që muret ta mbrojnë atë nga të shtënat apo shpërthimet e raketave.
“Këtu kam rrymë, ka një llambë në tavolinë, këtu e kam këtë valixhe me rroba dhe të gjitha gjërat e nevojshme në rast se duhet të largohem”, ka thënë ajo.
Hanna e kishte nxjerrur edhe qenin e saj për shëtitje të hënën mbrëma, por dëgjoi shpërthime dhe e kishte kuptuar se administrata e Kievit thoshte se ekzistonte rreziku i raketave, kështu që ajo ishte kthyer në shtëpi, transmeton rtv21.tv
”Por forcat e armatosura ukrainase më dhanë një shans për të fjetur këto dy ditë. Tani nuk besoj në Zot, por në forcat e armatosura ukrainase,” ka thënë ajo.
Tutje ajo ka shtuar se ka frikë të marr ushqim dhe produkte të tjera në qytetin e Kievit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?