Kaloni te përmbajtja kryesore

Taksa 100% e sjell Johannes Hahn sot në Kosovë

Fokusi kryesor i vizitës vendimi për vendosjen e taksës 100%

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Fokusi kryesor i vizitës do të jetë në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button