Kaloni te përmbajtja kryesore

Takimi në Ballkonin e Hapur, Haradinaj- Kurtit: Mashtrim, ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pasi kryeministri Kurti ka publikuar një fotografi nga Ballkoni i Hapur i Qeverisë ku mëngjesin e sotëm është takuar me me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, megjithatë pati kritika.

“por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veq fillimi i mashtrimit të radhës. Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve. “, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Haradinaj Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme “doli të jetë vetëm mashtrim ordiner”.

“‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai.
Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim.
Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurti”, ka përfunduar i pari i AAK-së.

Kryeministri i Kosovës pas këtij takimi mëngjesin e sotëm ka thënë se për “planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.” Derisa është zotuar se zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore të Qeverisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button