Kaloni te përmbajtja kryesore

Takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do t’i pres në takim partitë politike parlamentare për të diskutuar mundësitë për daljen nga bllokada që është krijuar në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Presidenca të hënën njoftoi se ka shpërndarë ftesat, ndërsa të martën tha se të gjithë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina.

Megjithatë, dy parti që garuan në koalicione dolën me ankesa se nuk kanë marrë ftesa nga Presidenca.

Faton Peci, bashkëkryetari i partisë Guxo, dhe Fatmir Limaj i Nismës, i cili zgjedhjeve i hyri si partner koalicioni i Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Raportohet se nesër në Presidencë pritet që takimi me partitë e mëdha të nisë nga ora 13:00, ndërsa me të tjerat nga ora 15:00.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button