Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Tani është koha të punohet për një regjim pa viza me ShBA-të

Pas vendimit për liberalizim të vizave për Kosovën, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, propozoi që tani është koha për të punuar që vizat të hiqen edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Tani është koha të punohet për një regjim pa viza me SHBA-të, referencën tonë identitare”, shtoi Tahiri.
Paraprakisht ai tha se kosovarët do të mund ta festojnë natën e vitit të ri 2023, “me një mundësi të re më 1 janar 2024”.
“Ja vlen që mbyllja e kësaj padrejtësie evropiane të shënohet me një festim kolektiv nga qytetarët më proevropian në kontinent. Urime atyre mijëra zyrtarëve publik në të gjitha nivelet, që nuk u dorëzuan, e realizuan një reformë që kërkohej nga ne. Urime të rinjëve, Më të moshuarve, Të gjithëve pa dallim”, shkroi ai në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button