Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri publikon mesazhin me Abdixhikun: Marrëveshja e koalicionit të mos bëhet publike

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka dhënë detaje tjera nga konsultimet e tij me Lumir Abdixhikun në lidhje me koalicionin për Vushtrri.

Tahiri ka thënë në Kanal 10 se ka arritur marrëveshje për balotazh me Lëvizjen Vetëvendosje me dijen e Lumir Abdixhikut, ndonëse ky i fundit një marrëveshje të tillë e ka quajtur të pavlefshme.

Ai ka publikuar edhe një mesazh nga kryetari Abdixhiku me kërkesën që marrëveshja e koalicionit të mos bëhej publike.

“Po më thonë që marrëveshjen doni ta bëni publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike, Xhafë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Tahiri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button