Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: PDK-ja po angazhohet që më 9 shkurt Kosovës të ketë një qeveri të re

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri në një deklarim për media tha se partia e tij po angazhohet vazhdimisht që në zgjedhjte e 9 shkurtit, Kosova të ketë një qeveri të re.

Tutje, Tahiri tha se gjatë qeverisjes aktuale, Kosova “ka stagnuar” pothuajse në të gjitha fushat, teksa ka përmendur aspektin ekonomik, shëndetësinë, fushën e arsimit, e të tjera.

“Edhe pse, siç e shihni jemi të izoluar e të bllokuar, pra komplet angazhimi ynë parlamentar, do të shkojë që vendit tonë t’i japim një qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në këtë kohë çfare jemi, në këtë përplasje me miqtë tanë, me ata të cilët na kanë ndihmuar të vijmë në këtë pikë, në anën tjetër në bllokimin e shtetit tonë, si në aspektin ekonomik, shëndetësisë, arsimit, e stagnimeve në të gjitha fushat tjera”, ka deklaruar Tahiri para mediave pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button