Tahiri ka pritur për vizitë në shtëpinë e tij ambasadorin Abbott

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur për vizitë në shtëpinë e tij ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Tahiri ka thënë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se miqësia me ambasadorin Nicholas Abbott dhe dy familjet do të vazhdojë.
Në fotografitë që Tahiri ka publikuar shihet se në shtëpinë e tij, Tahiti ambasadorit i ka shërbyer çaj të rusit, ky çaj që veçohet si pija që përdoret shumë nga shqiptarët.
“Tani, Niku dhe Marcelle janë miq tonë, jemi me fat që patëm mundësi t’i kemi shokë dhe kjo miqësi do të vazhdojë. Asgjë nuk mund ta thyejë miqësinë e vërtetë. Sa më shumë vite kalojnë, aq më e fortë bëhet miqësia mes nesh”, ka thënë Tahiri./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?