Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Institucionet po udhëhiqen nga dikush që s’ka mandat e as pozitë

Shefi i Grupit Parlamentar i Parttisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se janë duke u komanduar nga persona që s’kanë asnjë kompetencë në Qeverisjen Kurti.

Tahiri, ka pyetur se si mund të besohet dikush që s’ka as mandat e as pozitë e që s’jep llogari për veprat e veta.

“Si mund t’iu besojnë qytetarët institucioneve, kur në prapavijë të tyre komandon dikush tjetër. Dikush që s’ka as mandat, as pozitë, as autorizim e rrjedhimisht, nuk jep as llogari për veprat e veta. E mosbesimi, është hapi i parë i rënies së një shteti modern. Megjithatë, qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë ditur ta bëjnë diferencën, kur është fjala për atë çka na përbashkon në fatin tonë kolektiv – sigurinë dhe perspektivën e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas tij, tashmë qytetarët do të vendosin për ta ndryshuar situatën më 9 shkurt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button