Tahiri: 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kurrë nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje, që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Këtë Tahiri e tha përmes një postimi në ‘X’ ku ka shtuar se 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit.
“AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka, me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë. 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit”, shkroi Tahiri./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?