Kaloni te përmbajtja kryesore

“Ta mbrojmë me protestë”, “Mbrojeni LDK-në” – gazi amerikan pë*plas Hotin me Kërçelin e VV-së

Çështja e gazit amerikan dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar sot përplasje mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht mes deputetëve të zgjedhur Avdullah Hoti dhe Ilir Kërçeli.

E gjitha nisi pasi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  ju bëri thirrje odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve, qytetarëve të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe ruajtjes së aleancës së pacenueshme të popullit të Kosovës me popullin amerikan.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje amerikane, Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti.

Hoti tutje shkruan se secili e ka të qartë se ato kundërshtime burojnë nga orientimi antiamerikan i Vetëvendosjes.

“Rreziku që po i vjen Kosovës nga refuzimi i këtij projekti nuk është vetëm me pasoja ekonomike, të cilat në fakt jemi duke i paguar tash e katër vite. Përmes faturave shumë më të larta, qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë paguar 735 milion euro për import të energjisë nga vendet fqinje në katër vitet e fundit, prej tyre 142 milion euro në 2024 dhe 259 milion euro në 2025. Izolimi i Kosovës nga ky projekt pamundëson diversifikimin e burimeve energjetike. Duke mbetur e varur nga qymyri, Kosova në të ardhmen detyrohet të paguajë tarifë për emetim të karbonit, të cilat tarifa do t’i paguajnë qytetarët dhe bizneset përmes faturave më të shtrenjta të energjisë. Siç deklarohet nga pala amerikane, projekti i gazit amerikan ka për qëllim, para se gjithash, të largojë ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Rrjedhimisht, ky projekt ka rëndësi gjeopolitike për Kosovën, rajonin dhe gjithë aleancën euro-atlantike”.

“Kështu që, refuzimi i këtij projekti mund të jetë i motivuar vetëm nga orientimi antiamerikan. Unë bëj ftesë që odat ekonomike, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe ruajtjes së aleancës së pacenueshme të popullit të Kosovës me popullin amerikan”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në postimin e tij në Facebook.

Nuk ka vonuar shumë dhe Hotit i ka reaguar deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, duke i bërë thirrje atij të mbron LDK-në, pasi siç pohon se ka kush e mbroj aleancën me SHBA-të.

“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, ka shkruar Kërçeli.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, janë parë sot në një organizim me gratë ndërmarrëse. Ky takim mes tyre vjen në valën e debatit që po ndodh rreth projektit të gazit amerikan.

Ditë më parë, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, përmes një shkrimi autorial i kishte bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projektit të gazit amerikan.

Thirrje të ngjashme ditë më pas ka pasur edhe një zyrtar tjetër i Ambasadës amerikane, ndërkohë se Kosova duhet të bashkohet në rrjetin e LNG-së e thonë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ka folur për temën e gazit, ka thënë se Kosova mund të lidhet në centralin e gazit amerikan në Vlorë dhe se nga atje mund të importojë energji elektrike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button