Szunyog takohet me kryetarin e Zveçanit, i shpreh mirënjohje për kontributin në depërshkallëzim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
Ai ka shkruar se i ka shprehur mirënjohje kryetarit për kontributin e tij në depërshkallëzimin e situatës në veri.
Szunyog ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në fshatin Lipë, prej ku kryetari i Zveçanit po e ushtron pozitën e tij.
“Takim sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?