Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla uron për Kurban Bajram, veçanërisht policët dhe gazetarët

Minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar qytetarët e besimit islam, në veçanti pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe gazetarët.

“Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë. Njëkohësisht uroj edhe gazetarët, sidomos ata që janë në shërbim në terren. Është vërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

“Qofshi të gëzuar sot bashkë me familjarët dhe të afërmit tuaj. Shëndet, fat dhe lumturi uroj t’ju sjellë ky Bajram, të gjithëve ju por edhe gjithë shoqërisë e shtetit tonë”, u shpreh ministri. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button