Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla: Të gjithë të dyshuarit për sulmin e Banjskës janë në sistemin e INTERPOL-it

Të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë insertuar në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpolit. Kështu ka njoftuar Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

“Si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë. Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, ka shkruar ai në Facebook të premten në mbrëmje.

Ai e ka cilësuar këtë si hap të rëndësishëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button