Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla për aksidentin në Badoc: Jemi në krah të familjarëve të viktimave

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që vdiqën mbrëmë pasi vetura me të cilin po lëviznin ra në Liqenin e Badocit.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre”, shkroi ai në Facebook.

Svleçla u bëri thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla”, ka shkruar Sveçla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button