Sveçla pas vdekjes së zjarrfikësit: Ai humbi jetën në krye të detyrës
Ka vdekur një zjarrfikës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Meje të Gjakovës.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Policia rajonale e Gjakovës.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Kaqun Lima. Ai humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Lima, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patin fatin të punojnë me të. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Sveçla./21Media
Humb jetën një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?