Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla: Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Ish ministri i punëve të brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar edhe një nga të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e 29 majit 2023 në Zveçan.

“Arrestohet edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme. Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se pritet që drejtësia të veprojë pa asnjë kompromis ndaj tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button