Kaloni te përmbajtja kryesore

Suspendohet zyrtari policor që u përfshi në një rrahje në Kamenicë

Zyrtari policor Flamur Keka është suspenduar me vendim të Drejtorit Rajonal të Gjilanit Agron Rukiqi.
Suspendimi i tij është bërë për 72 orë më rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Policia rajonale në Gjilan ka thënë për Kallxo.com se rasti është në fazën fillestare të hetimit.
Keka, zyrtar policor dyshohet se është përfshirë në një rrahje mbrëmjen e së shtunës, në ditën e festës së Bajramit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një lokal në Kamenicë.
“Pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes vete katër meshkuj kosovar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, përshkruhet rasti i së shtunës në raportin e Policisë së Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se Departamenti i hetimeve është njoftuar për rastin dhe është duke e hetuar atë.
“Të njëjtit janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejtë ndriçimit të të gjitha rrethanave për derisa në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është i dyshuar deri në këtë fazë të hetimeve për veprën penale të sulmit”, ka thënë IPK.
Tutje të njëjtit kanë konfirmuar se për shkak të hetimeve IPK pritet të rekomandoj edhe suspendimin e zyrtarit policor./kallxo

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button