Kaloni te përmbajtja kryesore

Suspendohet zyrtari policor në Prizren që s’reagoi kur u sulmua një gazetar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një zyrtar policer, i cili nuk ka reaguar në mënyrë profesionale derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren.

Të premten në Prizren është organizuar një protestë kundër disa performancave në DokuFest, një festival ndërkombëtar tradicional i filmave dokumentar që mbahet në Prizren.

“Në atë rast nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij. Lidhur me këtë policia në konsultim me prokurorin ka inicuar rast “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshimtë, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë. Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një rreshter policor nga Stacioni Policor Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se organet e rendit mbeten gjithmonë të përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kanë bashkëpunim. /kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button