Kaloni te përmbajtja kryesore

Suspendohet kryeprokurori i Gjakovës

Mbi dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, është suspenduar nga pozita.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot takim urgjent për të diskutuar lidhur me rastin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala. Gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj kryeprokurorit Buzhala. Gjithashtu, KPK-ja ka marrë vendim për suspendimin e Buzhalës.
Pas suspendimit të tij, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim për caktimin e prokurorit Enis Gashi, u.d të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë.
Buzhala dyshohet se i ka shpërndarë pyetjet e testit për “bashkëpunëtorë profesional”, te një gazetare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button