Suspendohen dy zyrtarë policorë në Pejë

Dy zyrtarë policorë në Pejë janë suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës nën dyshimet për tejkalim të autorizimit.
Sipas informacioneve fillestare që kanë pranuar mbrëmë hetuesit e IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë tentuar të lirojnë përkohësisht një të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor të këtij qyteti.
Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit.
Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?