Kaloni te përmbajtja kryesore

Supremja për gjykimin në mungesë në rastin ”Banjska”: Është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë

Gjykata Supreme e Kosovës për RTV21 është deklaruar për gjykimin në mungesë për rastin Bajnska, të cilët thanë se i kanë kthyer përgjigje Gjykatës Themelore, por  “asnjëherë nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale, e të cilat me vonë do të mund te ngritën edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës”.

‘’Gjykata Supreme me datë 30 shtator 2024 ka pranuar kërkesë me shkrim nga Gjykata Themelore e Prishtines, “për dhënie të mendimit juridik përkitazi me nenin 303 par.7 të KPP në rastin “Banjska”. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Gjykata Supreme përmes përgjigjes me shkrim e ka njoftuar paraqitësin e kërkesës, se “asnjëherë nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale, e të cilat me vonë do të mund te ngritën edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës”. Prandaj, Gjykata Supreme, konsideron se është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë’’, thuhet në përgjigjen e Gjykatës./RTV21 /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button