Kaloni te përmbajtja kryesore

Superliga e Kosovës – Sot zhvillohet vetëm një ndeshje

Sot është në program për t’u zhvilluar një takim në kuadër të javës së 28-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Xhiro e 28-të fillojë dje me dy ndeshje, ku Ballkani fitoi thellë 5-0 në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Ferizaj e mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 1-0.

Sot është në orar vetëm një ndeshje, ndërsa nesër janë dy tjera për të kompletuar xhiron e 28-të.

Ndeshja e vetme gjatë ditës së sotme është ajo në mes të Suharekës dhe Prishtinës, e cila pritet të luhet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 15:00.

Vendasit nga Suhareka synojnë pikët për t’i ikur pozitave të rrezikshme, teksa prishtinasit duan pikë për të prekur vendet që dërgojnë në Evropë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button