Kaloni te përmbajtja kryesore

Sunak viziton Izraelin

(Lajm i përditësuar)


Sunak viziton Izraelin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, më 19 tetor nisi vizitën e tij dyditore në Izrael, që synon të tregojë solidaritetin e shtetit të tij me Izraelin dhe parandalimin që kriza e shkaktuar nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të përshkallëzohet edhe më shumë.

Në nisje të vizitës së tij, Sunak tha se sulmet e 7 tetorit të grupit militant palestinez, Hamas, ishin “akte të tmerrshme të terrorizmit”, përderisa përsëriti se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.

Në Izrael ai do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, dhe më pas do të udhëtojë në qytete të tjera të Izraelit.

Mbretëria e Bashkuar po kërkon që të hapet pika kufitare në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjipin, për të lejuar që ndihma humanitare të shkojë në këtë territor.


Katër në 10 persona në spital janë fëmijë, thotë mjeku në Gaza

Ghassan Abu-Sittah, një mjek nga Londra që punon në Gaza, ka përshkruar atë që ndodhi të martën në mbrëmje, kur një shpërthim ndodhi në spitalin Al Ahli.

“Isha në sallën e operacionit kur raketa goditi. “Na ra tavani i sallës së operacionit, transmeton rtv21.tv

“Ka pasur qindra të vdekur, ka pasur pjesë të amputuara, ka pasur njerëz me amputime primare”.

Ai shtoi se 40% e pacientëve që ai sheh janë “fëmijë dhe të gjithë… kanë humbur një ose dy prindër dhe për fat të keq këta fëmijë kanë një rrugë të gjatë e të gjatë shërimi përpara tyre”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button