Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmohen me armë zjarri tre persona në Leposaviq

Tre persona janë sulmuar me armë zjarri dje (8 dhjetor) rreth orës 11:35 në Leposaviq.
Policia në raportin 24 orësh njofton se njëri prej tyre (punëtor sigurimi) ka pësuar lëndime.  Po ashtu bëhet e ditur se sulmi me armë ndaj tyre ka ndodhur deri sa ata ishin në vendin punës.
“Viktimës për shkak të lëndimeve, i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal.  Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button