Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmi ndaj policisë në Suhodoll, reagonLista Serbe

Pasi Policia e Kosovës është detyruar të shti me armë drejt një veture me targa të Novi Pazarit, në Suhodoll, pasi drejtuesi i saj ka goditur një polic dhe veturën e policisë ka reaguar Lista Serbe.

“Për të shmangur konfuzionin, ne absolutisht nuk mbështesim askënd që kryen vepra penale, por gjithashtu kërkojmë që në punën e policëve të respektohen rregullat për kryerjen e operacioneve policore në të cilat thuhet qartë se nuk lejohet rrezikimi i jetës së qytetarëve dhe fëmijëve. Përdorimi  i armëve të zjarrit sot mund të kishte sjellë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, sepse armët e zjarrit përdoreshin në mes të ditës, kur në trotuar kishte dhjetëra qytetarë që kishin dalë për shëtitje me fëmijët e tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button