Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmi me bombë në Turqi, Kurti: I lehtësuar që dëmi u shmang

Pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Ankara të Turqisë ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti u shpreh i trishtuar, ndërsa uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar në këtë sulm.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi. Por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi Kurti në “X”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button