Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas agresionit rus në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i Presidentit, Tedi Belushi, i cili ka informuar se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të nisë në orën 17:30.


Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Moskës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button