Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulltani i Bruneit i ndan Osmanit Urdhrin e Familjes Mbretërore “Laila Utama”

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit i është ndarë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Osmani ka thënë se ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideron si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.

”Nder i jashtëzakonshëm që nga Sulltani i Bruneit mu nda Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama””, thuhet në njoftimin e Presidentës.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button