Stuhi shiu e breshëri në Gjilan, Ferizaj dhe zona tjera të vendit

Reshjet e shiut dhe breshërit kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke përfshirë Brezovicën, Gjilanin, Ferizajn dhe disa fshatra të Gjakovës.
Stuhi të pasdites së sotme kanë përmbytur rrugë, e oborre, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë nivel të lartë të ujit dhe breshër të dendur në shumë zona.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë njoftoi se një numri “të konsiderueshëm” të konsumatorëve u është ndalur rryma në pjesë të vendit, veçanërish në rajonin e Anamoravës, për shkak të reshjeve të shiut e breshërit. KEDS tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë “pa ndërprerje” për ta rikthyer energjinë elektrike” sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?