Stuhi dëbore në SHBA, mijëra shtëpi pa energji elektrike, ndërpriten edhe fluturimet
Pjesët e Bregut Lindor të SHBA-së janë goditur nga stuhia dhe reshtjet e mëdha të borës duke shkaktuar kështu kaos në transport si dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Pesë shtete shpallën kanë shpallur emergjencë disa orë përpara se grumbujt e borës dhe erërave të forta të shpërthenin.
Në disa zona të Masaçusets shtresat e borës kanë arritur deri në 75 cm, kjo bëri që banorët të ngujoheshin brenda.
Si rezultat i kësaj gati 6,000 fluturime në SHBA u anuluan gjatë fundjavës, shkruan BBC.
Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat e ftohta do të mbeten problem në pjesën më të madhe të verilindjes.
Stuhia, e njohur si Nor’Easter, ka goditur disa pjesë të Nju Jorkut dhe Massachusetts me reshje të dendura bore.
Deri në mbrëmjen e së shtunës, më shumë se 80,000 shtëpi në shtetin e Massachusetts ishin ende pa energji elektrike./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?