Kaloni te përmbajtja kryesore

Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg derisa po fliste për bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s ka përmendur edhe Kosovën.

Në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Stoltenberg tha se si NATO poashtu edhe BE “punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”.

“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe nE punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Kujtojmë se, shefi i NATO-s sot gjatë ditës do të takohet edhe me të parën e vendit, Vjosa Osmanin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button