Kaloni te përmbajtja kryesore

Spitali i Pejës për rastin në Istog: Njëri me lëndime të lehta, tjetri i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Spitali i Përgjithshëm i Pejës lidhur me gjendjen e dy personave që kanë mbetur të lënduar nga therja e ndodhur pasditën e sotme në Istog ka dalë me një njoftim.

Nga ky spital është thënë se njëri nga i lënduari i është nënshtuar ndërhyrjes kirurgjike kurse i lënduari tjetër është trajtuar me lëndime të lehta.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar dy pacientë me lëndime nga armë të ftohta.
Njëri është trajtuar me lëndime të lehta, ndërsa tjetri është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Ekipet mjekësore janë në kujdes të plotë për të dy rastet”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button