Specialja për RTV21: Avokati i popullit ishte i bindur se “Kosovë e Metohi” u përdor pa dashje nga ZPS-ja

Gjykata Speciale ka reaguar lidhur me termin “Kosovë dhe Metohi” të përdorur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj një të intervistuari të Gjykatës Speciale në Hagë.
Specialja tha për RTV21 se kjo çështje ka të bëjë me një ankesë që iu bë avokatit të popullit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në dhjetor të vitit 2022 dhe sipas saj, avokati i popullit në raportin e tij ishte i bindur se fraza ishte përdorur gabimisht dhe pa dashje nga ZPS-ja.
Ajo shtoi se avokati i popullit ishte siguruar nga ZPS-ja se një gabim i tillë nuk do të ndodhte në të ardhmen.
“Ankuesi në vitin 2022 pretendoi se gjatë intervistimit nga stafi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar , njëri nga anketuesit përdori shprehjen “Kosova e Metohisë” kur i referohej Kosovës. Në raportin e tij, avokati i popullit ishte i bindur se fraza ishte përdorur pa dashje dhe gabimisht nga ZPS- ja gjatë intervistës me ankuesin. Ai pranoi se përdorimi i kësaj fraze ishte padyshim fyes për ankuesin. Për më tepër, avokati i popullit ishte i bindur nga parashtresat e marra nga Prokurori i Specializuar se ishin marrë masat e duhura nga ZPS-ja për të siguruar që një gabim i tillë nuk do të ndodhte në të ardhmen” , tha Gjykata Speciale në një përgjigje për RTV21./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?