Spalletti njofton lojtarët e Napolit me skuadrën e re të Koulibalyt
Kalidou Koulibaly sipas të gjitha gjasave po i shijon ditët e fundit të tij si lojtar i Napolit dhe pritet të transferohet në Premier Ligë, te Chelsea.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka informuar lojtarët e tij se transferimi i Koulibalyt te Chelsea është pothuajse punë e përfunduar.
30-vjeçari do të transferohet në “Stamford Bridge” me disa burime që pretendojnë se dy klubet pritet të finalizojnë një marrëveshje sot.
“GDS” raporton se Spalletti i ka informuar dje lojtarët e Napolit se Koulibaly nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ri.
Kapiteni i Senegalit ka refuzuar ofertë për vazhdimin e kontratës me Napolin. Ai ka luajtur 317 ndeshje gjatë periudhës së tij tetëvjeçare në klub, duke fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?